Tregtarët e rrugës “5 Maji” protestë para bashkisë – (12 Mars 2001)


Tregtarët e rrugës “5 Maji” protestë para bashkisë – (12 Mars 2001)

10:01 12/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një tjetër protestë është zhvilluar sot para dyerve të bashkisë së kryeqytetit. Këta janë tregtarët e rrugës “5 Maji”. Ata kanë protestuar pasi tregu i tyre ende nuk ka filluar nga puna. Ata paguajnë detyrimet financiare që nga muaji Gusht e deri tani. Në takimin me kryetarin e bashkisë, Edi Rama, ata kanë kërkuar që të vendosen rregulla, pasi disa nga tregtarët bëjnë një pagesë, duke mbajtur peng tregun, ose vendi i tregut shitet deri në 4 milion lekë të vjetra.

Për këtë arsye, bashkia vendosi, që të gjithë tregtarëve t’u kontrollohen kontratat e lidhura për vendin e tregtimit, si edhe vendet e lira të shiten në ankand, pasi kërkesat e tregtimit janë mjaft të larta nga qytetarët./tvklan.al






Të ngjashme