Tregtarët në Fier mbyllin qepenat


Tregtarët në Fier mbyllin qepenat

15:05 16/04/2018

Dhjetëra tregtarë në Fier protestuan kundër përfshirjes në zinxhirin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Pasi ulën qepenat, ata u grumbulluan para Prefekturës së Fierit.

Duke mbajtur pankarta në duar ku thuhej se TVSH do të thotë mjerim, ata kanë kundërshtuar nismën duke thënë se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër përveç protestave.

Shumë nga ata thanë se kanë dalë në tubim për veten e tyre dhe jo për partitë. Në Fier janë 440 biznese që janë bërë prej 1 Prillit pjesë e TVSH-së.

Tv Klan






Të ngjashme