Tregtarët nuk pyesin për masat


Tregtarët nuk pyesin për masat

22:40 16/03/2020

Qeveria kërcënon me gjoba, por abuzimi vazhdon

Me gjithë këto kërcënime, tregtarët duket se janë të vendosur të shfrytëzojnë gostinë e blerjeve masive të qytetarëve për shkak të izolimit nga virusi.

Në një vëzhgim të bërë nga Klan Plus, në disa nga tregjet kryesore dhe ato njësi, vihet re një dyndje qytetarësh, të cilët furnizohen, si një masë e marrë për vetëizolimin. Për çdo produkt, me herët ka qenë afishuar edhe çmimi i tij.

Sot, në disa prej tyre, ky tregues mungon. Ndërsa tregtarët nuk pranojnë më të prononcohen apo të japin shpjegim se përse nuk ka çmime të afishuara.

Megjithëse janë më të rrezikuarit, këto tregje vazhdojnë të popullohen nga moshat e treta. Shumica prej tyre nuk mbajnë as maska. Lidhur me situatën, qytetarët mbajnë qëndrime të ndryshme

Pas dhjetëra denoncimeve të mbërritura nga qytetarët për rritje të çmimeve nga ana e tregtarëve, sidomos në ilaçe dhe fruta-perime, struktura të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave zbritën në terren. Gjatë ditës së djeshme u verifikuan 17 raste me shkelje, mes të cilave, 6 farmaci dhe 11 njësi tregtare fruta-perimesh.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, këto njësi do të gjobiten, por nëse rastet do të përsëriten, atëherë ndaj tyre do të merret një masë më e ashpër, duke iu pezulluar aktivitetin në të paktën 6 muaj.

Tv Klan






Të ngjashme