Tregtia e pjekjes së misrave (16 Korrik 2000)


Tregtia e pjekjes së misrave (16 Korrik 2000)

11:27 16/07/2000

Ky djalë dikur shiste banane, ndërsa tani i është kthyer traditës dhe tregton misra. Në këtë stinë, misri është një nga gjërat më të preferuara në xhirot e mbrëmjes, pa përjashtuar dhe orët e tjera të ditës. Aq shumë ecën ky lloj malli sa disa janë detyruar të braktisin dhe zanatet e vjetra. Një qytetar shprehet se vjen çdo ditë nga Fushëkruja për të shitur misra dhe për të siguruar jetesën.

Këta tregtarë i blejnë misrat me thasë tek fshatarët e Maminasit dhe të Ndroqit. Një thes ka 150 kallinj, ndërsa një kalli bën 10 lekë. Pjekësit blejnë dhe qymyr që kushton 35 lekë kilogrami. Në këtë mënyrë ata punojnë nga ora 08:00 deri në mesditë dhe pas pushimit të drekës rikthehen me skara dhe thasë për të shitur deri kur të zbrasen plotësisht rrugët e kryeqytetit./tvklan.al






Të ngjashme