Tregti në varrezat e makinave (9 Tetor 2000)


Tregti në varrezat e makinave (9 Tetor 2000)

11:43 09/10/2000

Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë licensë për varreza makinash. Megjithatë brenda territorit të kryeqytetit ka disa të tilla. Makinat këtu blihen kryesisht pas aksidenteve apo kur janë vjetëruar shumë. Çmimi më i lartë është 100 mijë lekë të vjetra. Preferohen markat e makinave që qarkullojnë më tepër tek ne si Mercedez Benz, Volswagen e të tjera.

Ata që kanë nevojë për pjesë ndërrimi kërkojnë mes gërmadhave dhe gjejnë nga stopat e deri tek fenerët dhe motorri. Si pasojë e çmontimit, ndryshkut vajit e ndotjeve të tjera, kjo lloj tregtie nuk lejohet brenda qytetit. Metalet e mbetura duhen paketuar dhe dërgohen për shkrirje.

Licensë për këtë të fundit ka vetëm një firmë në Fushë-Krujë e cila pasi i preson i dërgon në Elbasan për shkrirje. Kështu përveç ndotjes së mjedisit varrezat e makinave pa leje kanë dhe rrezikun e kontrabandës./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme