Tregtia me jashtë sërish në rënie


Tregtia me jashtë sërish në rënie

15:57 17/07/2020

Zbuten efektet e krizës, disa sektorë rinisin shitjet

Edhe në muajin Qershor eksportet vendase rezultuan me një rënie në nivelin 9.7% krahasuar me një vit më parë, por tkurrja e shitjeve jashtë të vendit është zbutur disi, pas goditjes me mbi 30% rënie që i dha industrisë prodhuese periudha e karantinës.

Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, vlera totale e eksporteve në Qershor rezultoi 230 milionë Dollarë, nga 255 milionë Dollarë që ishin një vit më parë.

Të gjithë sektorët e ekonomisë me përjashtim të bujqësisë janë në rënie, ku peshën më të madhe negative e ka dhënë industria e tekstileve, e ndjekur nga mineralet dhe lëndët djegëse. Me rigjallërim të lehtë, prej 0.1% rezulton të jetë eksporti i makinerive dhe pajisjeve.

Blerjet e materialeve higjieno –sanitare kanë ndikuar më shumë importet në këtë periudhë, por kontribut pozitiv kanë shënuar edhe produktet ushqimore, makineritë dhe materialet e ndërtimit, një sinjal që tregon rinisjen e aktivitetit ekonomik.

Pavarësisht kësaj, importet rezultuan 15 milionë Dollarë më pak se në Qershor të 2019-s, duke dhënë shenja të qarta për uljen e konsumit të popullsisë.

Tv Klan






Të ngjashme