Tregtonin drogë nga Turqia drejt Italisë, Policia e Elbasanit arreston autorët (2 Shtator 2000)


Tregtonin drogë nga Turqia drejt Italisë, Policia e Elbasanit arreston autorët (2 Shtator 2000)

12:39 02/09/2000

Identifikohen pronarët e drogës së sekuestruar nga Policia e Elbasanit. Sot policët e Komisar Kosenit kanë bërë të njohur emrat e personave të arrestuar në flagrancë dy ditë më parë në shtëpitë e të cilëve janë gjetur 24.1 kilogramë heroinë. Ata janë I.D, i biri dhe vëllai i tij M.D, F.D si dhe I.K, banues në Elbasan. Ata u arrestuan pas një aksioni blic të drejtuar nga vetë Kolonel Koseni pas një survejimi të gjatë.

Në fillim në gomën e makinës së tyre dhe në shtëpi pranë Cërrikut, policët elbasanas gjetën dhe sekuestruan heroinën të pastër që sapo kishte ardhur nga Turqia dhe destinacioni i tyre ishte Italia. Ndërkohë që pas ndalimit në flagrancë, për pronarët e drogës së shtrenjtë u mor masa e arrestit. Ministria e Rendit me kërkesë të vetë Kosenit ka shpërblyer me tre rroga mujore të gjithë policët që morën pjesë në aksionin për sekuestrimin e heroinës dhe arrestimin e mbajtëse së saj./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme