Tregu dominohet nga një kompani celulare


Tregu dominohet nga një kompani celulare

16:09 31/01/2014 PLUSKompania e telefonisë celulare Plus Communication, ka reaguar ndaj vendimit të Autoritetit të Konkurrencës që nxjerr  dominuese të tregut një prej kompanive celulare. Drejtori i përgjithshëm i Plus, në një dalje publike thotë se vendimi bie ndesh me të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me konkurrencën pasi kompania që është hetuar nga ky autoritet, jo vetëm dominon por abuzon me tregun.

Drejtues të Plus thonë se vendimi përfundimtarë është i  ndryshëm nga ai që ka marrë vetë grupi i hetimit të këtij autoriteti.

Rritja e tregut për vetëm një operator nga 4 që opërojnë në këtë fushë, sipas drejtorit të përgjithshëm të Plus nuk është vetëm pozitë dominuese por edhe abuzim.

Plus i ka kërkuar Autoritetit të ndërhyjë në treg për të rregulluar situatën

Autoriteti i konkurrencës nisi hetimet  për një kompani celulare pas ankesës së dorëzuar nga Plus dhe një tjetër kompanie të këtij tregu.

 





Të ngjashme