Tregu i Elbasanit – (18 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Elbasani vetëm me një treg shitje. Ndërsa Bashkia ka projektuar katër minitregje fondet janë harxhuar për të ardhurit nga Kosova. Qytetarët elbasanas pothuajse e kanë të pamundur të blejnë lirshëm prodhimet buqësore e blektorale në tregun aktual me 350 vende.
Jo vetëm kaq por banorët e lagjeve më të largëta ju duhet të udhëtojnë me kilometra për të arritur në treg. Kështu për Elbasanin ka dalë nevoja emergjente për vende të tjera tregtimi.
Ndërkohë që tregjet mungojnë fshatarët e zonave përreth vazhdojnë të shesin në kushte jashtë çdo kriteri higjeno-sanitar./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego