Tregu i fruta- perimeve në qytetin e Fierit (25 Maj 2000)
Trotuaret e Fierit janë mbushur me shitës fruta-perime. Vendi që u ka caktuar Bashkia është në katin e dytë të Merkatës. Meqë në katin e parë janë dyqane të tjera, në vendin që u ka caktuar Bashkia nuk ngjiten më blerës. Njëri nga shitësit vëren se Fieri ka taksat më të larta në Republikë. Ata ankohen se me taksat që i japin kanë ndihmuar të ndërtohet një treg që shkatërron aktivitetin e tyre në vend që ta përmirësojë. Zgjidhja më e mirë si gjithmonë tek ne është vetëveprimi ku secili ka zënë një qoshe trotuari dhe aty siguron bukën e tij./tvklan.al