Tregu i Gjirokastrës – (21 Gusht 1999)


Tregu i Gjirokastrës – (21 Gusht 1999)

13:51 21/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Banka Botërore rrezikon të tërheq fondin e vënë në dispozicion për ndërtimin e tregut kryesor të qytetit të Gjirokastrës në lagjen “18 Shtatori”. Ajo vuri në dispozicion një financim që kapte vlerën e 21 milion lekëve për modernizimin e strukturave tregtuese, në këtë territor. Për këtë u ngarkua firma Alba shpk. E cila kreu punimet për një muaj duke harxhuar 10% të këtij fondi të vënë në dispozicion nga Banka Botërore.

Zvarritja e punimeve siç deklarojnë ndërtuesit e tregut bëhet për shkak se ka disa ndërtime pa leje që janë ndërtuar në këtë territor. Ndërkaq Bashkia e Gjirokastrës është e paaftë të ekzekutoj vendimet e marra prej saj për pastrimin e këtij territori për ndërtimet pa leje dhe për të detyruar firmën ndërtuese të respektoj afatet e përcaktuar në kontratë.

Ndërsa përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë paralajmëruar se procedurat e anullimit të fondit të vënë në dispozicion për modernizimin e trgut janë në pikun e tyre. Tregu mund të mbetet peng i mos realizimit të investimeve./tvklan.al






Të ngjashme