Tregu i mallrave me shumicë në Tiranë – (25 Qershor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Tregu i mallrave me shumicë tek restorant Durrësi, sot një javë duhet të shtyhet. Një vendim i bashkisë u kërkon këtyre shitësve të lirojnë trotuaret, të shtyhen në një treg që bashkia ka ndërtuar enkas për ta dhe të paguajnë për vendin ku shesin. Tek tregu i ri ka vend për 400 shitës, që do të paguajnë rreth 120 lekë në ditë për një metër katror.
Ashtu siç është normale në Shqipëri, tregtarët deklarojnë ballë lart se nuk do të zbatojnë vendimin e pushtetit.
Tregtari:- “Nuk na leverdis fare të shkojmë atje, se është 35 mijë lekë një metër e gjysmë”.
Të dielën tjetër pritet të përsëritet skenari i njohur, nëse shitësit do të shohin se shteti e ka seriozisht, mund edhe të largohen e të rikthehen në ditët që vijnë./tvklan.al