Tregu i rrobave të përdorura në Tiranë – (10 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sheshi tek ish-Parku në Tiranë është kthyer në treg me rrobat e gabit. Ky shesh që pak muaj më parë ishte i mbuluar nga rrobat në tokë, tani janë ndërtuar mbi 30 dyqane krahas tezgave. Emri gabi, ka mbetur për forcë zakoni sepse një pjesë e mirë shesin rroba të mira e të shtrenjta. Madje në mes të 400 tregtarëve, janë edhe zyrat e administratës, qiraja është tre mijë lekë në muaj, ndërsa mallin e mbajnë në magazina dhe e ruajnë me roje. Pra në një farë mënyre sheshi tek Parku është kthyer në një supermarket. Shpërnguljet e herë pas hershme të romëve duket se kanë përfunduar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti