Tregu i shitjeve në trotuare (30 Gusht 1998)


Tregu i shitjeve në trotuare (30 Gusht 1998)

11:52 30/08/1998

Trotuaret në Tiranë janë të zëna nga tregtarët që shesin në rrugë. Qytetarët kanë vështirësi për të kaluar në trotuare pasi ata janë të zëna ose nga makinat ose nga tregjet e vogla të krijuara nga nevojat e njerëzve.

Kohë më parë Tv Klan i nxitur nga shqetësimet e qytetarëve ka bërë një kronikë për zënien e trotuarëve nga makinat por nuk është më pak shqetësues shndërrimi i trotuareve në tregje shitje. Institucionet përkatëse nuk marrin asnjë masë ndëshkuese për ata që bllokojnë trotuaret ndërkohë që vendet e përcaktuar nga bashkia janë bosh./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme