Tregu ushqimor, pulat – (11 Qershor 1999)


Tregu ushqimor, pulat – (11 Qershor 1999)

23:21 11/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tregtarët gjithnjë të joshur nga fitimi plotësojnë kërkesat e çdo konsumatori, por ndonjëherë këto kërkesa të shtuara dhe dëshira për lirësi, i çon në dyert e mjekëve mjaft blerës pas konsumimit të produkteve ushqimore.

Në të gjitha mediat e huaja por edhe në atë shqiptare është përhapur i frikshëm lajmi i importimit të pulave belge, bartës të sëmudjes kancerogjene. Por tregu shqiptar nuk duket se ka rënë së fundmi pre e pulave belge pasi ende nuk ka mbaruar tregtimi i pulave disa vjeçare.

Nga Drejtoria e Veterinarisë mësojmë se në Shqipëri nuk ka hyrë asnjë produkt mishi dhe bulmeti nga Belgjika. Pra është bërë bllokimi i çdo sasie ushqimore nga ky vend, madje edhe vezët. Por ajo që shetëson konsumatorin në këtë stinë mbetet freskia e produkteve dhe vendi ku ato tregtohen./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme