Tregu valutor dhe dollarët false (21 Dhjetor 1998)


Tregu valutor dhe dollarët false (21 Dhjetor 1998)

12:13 21/12/1998

Shtohet frika nga valutat e falsifikurara. Specialistët të antikrimit ekonomik dhe financiar kanë lëshuar alarmin se në tregjet tona valutore po shtohen rastet e qarkullimit të parave false. Dje Forcat e Policisë arrestuan tek tregu valutor në kryeqytet një person i cili u kap në flagrancë duke tregtuar 5 mijë dollarë amerikan false.

Specialistët ekonomikë në Drejtorinë e Policisë Tiranë thanë se dollarët rezultuan të falsifikuar sepse të gjitha prerjet e tyre mbanin të njëjtin numër serie. Kriminalët ekonomikë dhe financiarë janë ndeshur me dhjetëra herë me situata të ngjashme si kjo. Dollarë, lireta e të tjera valuta të falsifikuara, qarkullojnë tani me shumicë në duart e tregtarëve.

Specialistët që po hetojnë këtë krim ekonomik sqarojnë se hetimet e tyre janë drejtuar në disa pista. Ata theksojnë se një rrugë se nga ku mund të vijnë dollarët false është importimi nga Iraku. Megjithatë ,sipas tyre, mund të ekzistojnë dhe në Shqipëri vende të fshehta që prodhojnë valutat false./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme