Tregu valutor i Tiranës, forcohet leku – (4 Shtator 2000)


Tregu valutor i Tiranës, forcohet leku – (4 Shtator 2000)

14:53 04/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ditët e fundit në tregun e zi valutor të Tiranës është vënë re një ulje e ndjeshme e monedhave të huaja. Duke filluar që nga dollari, i cili ka humbur dy pikë edhe lireta dhe marka kanë humbur kuotën e tyre. Kështu sot 1 dollar këmbehej me 145 lekë në blerje dhe 146 lekë në shitje.

Forcimi i lekut këto ditë është ndier mjaft dhe sipas këtij indeksi, pikët e tij janë rritur. Arsyeja e oshilacioneve në tregun e zi, sipas kambistëve vendoset nga bursa evropiane. Ditët e fundit euro ka rënë duke i fituar pikët jeni japonez dhe dollari. Ndërsa tek ne bursa vendoset me hedhjen në treg të valutës nga Banka e Shqipërisë, e cila mbetet e vetmja rregullatore e këtyre manovrave./tvklan.al






Të ngjashme