Tregu valutor në Shqipëri, bie dollari – (30 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Akoma nuk është vendosur një stabilitet në tregun valutor të Tiranës. Ditët e fundit janë ndjerë disa luhatje të dollarit në krahasim me monedhat e tjera evropiane. Kështu 1 dollarë dy ditë më parë u ble me 142.3 lekë, ndërsa sot ai kishte rënë në kuotën 141 lekë. Ndërkohë ky dobësim i lekut nuk ndihet përballë monedhave evropiane.
Kushtëzuar nga bursa edhe në tregun ndërkombëtar, tregu i zi i valutës ka qenë më i prekur. Ditët e fundit në bursat e Londrës dhe Milanos, euro arriti të fitojë disa pikë kundrejt dollarit. Më i stabilizuar ka qenë ky treg nga Banka e Shqipërisë. Sipas kambistëve rënia e sotme parashikohet sepse është ditë e diel, ndërkohë që java mund të sjellë mjaft të papritura./tvklan.al