Trendet më të bukura të thonjve Pranverë 2019 (Video)
Tendencat e thonjve për sezonin Pranverë 2019 nuk do të kenë kufij. Të gjitha vajzat mund të zgjedhin modelin dhe format që dëshirojnë. Nga thonjtë e shkurtër tek ata të gjatë në formë ovale, nga ngjyrat nude, në nuancat më të guximshme.
Specialistja për teknikën e thonjve Anila Staka, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të na treguar tendencat e ngjyrave që do të na shoqërojnë në stinën e pranverës, dekorimet që duhet të përdorim si dhe tendencat më të fundit për format e thonjve.
“Gjatë pranverës do të na shoqërojnë ngjyrat blu, bojqelli, jeshile, mente, portokalli e hapur, rozë e lehtë, rozë e mbyllur, lejla e hapur lejla e mbyllur dhe ngjyra limon. Përsa i përket dekorimit do të jetë ndryshe këtë vit, do të kemi dizajn 3D, kombinim ngjyrash, perlat, gurë zvarovski, dizenjo me penel, gliser, gold dhe silver, si dhe viza gjeometrike duke e ndarë thoin në pjesë të ndryshme. Transparenca gjithashtu do të jetë trend i kësaj pranvere. Një tendencë që rikthehet janë dhe manikyrët crackers. Përsa i përket formës, do të jenë forma katror e shkurtër dhe të gjatë ovale”,
tha Anila Staka.
/tvklan.al