Trendi i rrobave të banjos Verë 2019 (Video)
Stina më e bukur e vitit ka çelur zyrtarisht sezonin e saj. Vera tashmë ka ardhur dhe ditët me shi duket sikur u harruan. Disa prej nesh kanë filluar pushimet, e disa të tjerë po përgatiten.
Vera e 2019-s ka sjellë një sërë trendesh të reja dhe mund të themi që të gjitha janë të mahnitshme, por ato që do të kryesojnë këtë verë me sa duket janë rrobat e plazhit trup, ato sportive, me lidhëse, me bel të lartë dhe ato me printime të ndryshme. Edhe ngjyrat po ashtu do të jenë të larmishme këtë sezon.
Por për të treguar më tepër për tre trendet e kësaj vere ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, stilistja Rezarta Skifteri.
“Ajo që vemë re këtë sezon ndryse nga sezonet e kaluara është që këtë verë do të jemi më të mbuluar. Trend do të jenë ato të stilit sportiv që janë në formë kanotjere dhe në pjesën e poshtme në formë boksesh, ose stil brazilian. Do të jenë kryesisht të rehatshme, por do dalim me shumë njolla para pasqyrës për shkak se mbulojnë shumë. Ngjyrat që do të dominojnë janë e bardha, e zeza, e zeza me të bardhën bashkë, ngjyra pink, e verdha, ngjyrat neutrale dhe ngjyrat neon. Dizenjot e ndryshme, kryesisht me kafshë do të jenë po ashtu trend. Aksesorët po ashtu janë një element që preferohen shumë. Çantat këtë sezon do të jenë të mëdha, materiali kashtë dhe me thekë do të jenë trend. Edhe kapelet prej kashte dhe shallët po ashtu do të jenë trend”, tha Skifteri./tvklan.al