Treni del nga shinat, 22 viktima


Treni del nga shinat, 22 viktima

19:51 21/10/2018

Të paktën 22 persona mbetën vrarë dhe 170 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Taivan.

Treni me 366 persona në bord po udhëtonte nga kryeqyteti Taipei drejt një qyteti tjetër ku të 8 vagonët e tij dolën nga shinat.

Bilanci i viktimave me gjasë mund të jetë edhe më i rëndë pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet me siguri se cili është shkaku i aksidentit të rëndë, por dëshmitarët thanë për mediat se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kishin parë tym pak çaste përpara ngjarjes.

Autoritetet vendase njoftuan se treni i shpejtësisë së lartë, ka vetëm 6 vjet në punë dhe ishte në gjendje të mirë teknike, çka rrit dyshimet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga ndonjë gabim njerëzor.

Tv Klan






Të ngjashme