Treni del nga shinat, rreth 100 të vdekur
Të paktën 96 të vdekur, ky është bilanci tragjik pasi 14 vagonë të një treni ekspres indian doli nga shinat në veri të shtetit Uttar Pradesh.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, më orën lokale, të ditës së diel. Qindra forca shpëtimi janë në vendngjarje, ndërsa numri i të plagosurve deri tani është rreth 150.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, por një nga pasagjerët ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë.
“Shumë udhëtarë janë ende të bllokuar”, tha Anil Saxena, një zyrtar i lartë i hekurudhave në Delhi./tvklan.al