Treni përplas veturën, 6 të plagosur
Ky automjet në të cilin po udhëtonin gjashtë persona, ka tentuar të kalojë shinat e hekurudhës, por është përplasur nga treni i linjës Elbasan-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Përroi i Agait", në afërsi të Golemit. Makina me targa angleze, u godit në pjesën fundore nga treni, i cili e ka marrë zvarrë për disa metra. Drejtuesi, një 40-vjeçar udhëtonte me bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre. Të gjashtë janë dërguar me lëndime në spital, e janë jashtë rrezikut për jetën. Fatkeqësisht aksidente të tilla vijojnë të përsëriten, ku në mënyrë të papërgjegjshme drejtues mjetesh, por edhe këmbësorë, tentojnë të kalojnë, në shinat e hekurudhës në kryqëzime të ligjshme dhe të paligjshme. Të plagosurit:Drejtuesi i mjetit B.C. 40 vjeç
Bashkeshortja L.C. 38 vjeç
Djali L.C. 8 vjeç
Vajza E.C. 4 vjeç
Djali O. C. 2 vjeç
Djali tjeter D.C. 6 vjeç
Tv Klan