Treni përplas adoleshenten në Vorë
Një adoleshente ka mbetur e plagosur këtë të enjte pasi u përplas nga treni. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:10 në Vorë.
“Nga verifikimet paraprake rezulton se në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva me drejtues J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar S.B., 18 vjeçe”
, sqaron policia në një njoftim.
E reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i lokomotivës është shoqëruar në polici.
/tvklan.al