Treni përplas për vdekje kalimtarin në Durrës
Një 52-vjeçar është përplasur për vdekje nga treni i linjës hekurudhore Durrës – Vorë në Sallmone.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10, ndërsa viktima është me iniciale F.H.
Mashinisti i trenit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shkaqet janë ende të paqarta, ndësa polica ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.
/tvklan.al