Treni përplas për vdekje të moshuarin
Një i moshuar është përplasur për vdekje nga treni. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, në lagjen “Tre Heronjtë”, rreth orës 07:40, të mëngjesit të sotëm.
74-vjeçari Nik Hasanaj është gjetur i pajetë mbi shinat e trenit.
Sipas policisë nga hetimet paraprake, viktimës iu konstatuan disa dëmtime në trup dhe dyshohet se është përplasur nga treni.
Në vendngjarje ndodhen shënimet e policisë, dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./tvklan.al