Treni përplas për vdekje të moshuarin, dy në pranga
Shkodër-Një ditë pasi treni i mallrave përplasi për vdekje një të moshuar në Shkodër, policia ka arrestuar: 58-vjeçarin Brahim Ruçi dhe 55-vjeçarin, Jul Brraka.
Ruçi ishte mashinist i trenit, ndërsa Brraka ndihmës.
Mëngjesin e së martës, ata duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedë – Bajzë, në lagjen “Tre Heronjtë” , në vendin e quajtur “Ura e trenit e lumit Kir” kanë aksidentuar për vdekje 74-vjeçarin Nik Hasanaj.
Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza “Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor”./tvklan.al