3 orë luftë në det me peshkaqenin 3 metra të gjatë
Rreth tri orë përpjekje në det të hapur u janë dashur disa peshkatarëve për të neutralizuar një peshkaqen që u kishte mbetur në rrjeta, gjatësia e të cilit ishte rreth 3 metra dhe pesha rreth 300 kilogramë.
Sipas “Hurriyet”, peshkatarët turq e kapën peshkaqenin gjigant rreth 12 milje larg brigjeve të Mersinit, në Detin Egje. Pas vështirësive të mëdha, e enjtja ka qenë dita që ata duhej të shijonin frytet e punës. Peshkaqenin e nxorën në treg, ku të shumtë ishin qytetarët që bënin foto. Nuk mungoi as interesimi i medias. Zv/kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Mersinit, Adnan Polat tha për mediat se “shokët kanë luftuar për rreth 3 orë për ta kapur këtë peshkaqen që kishte ngecur në rrjeta rreth 12 milje larg bregut. Si pasojë e kohës së ngrohtë, peshkaqenët kanë filluar të afrohen me bregun, por gjithsesi ata nuk afrohen në shumë afër plazheve. Ky është peshkaqeni i tretë që anëtarët e shoqatës sonë kapin”.
Polat tha se peshkaqeni do të pritej brenda tri ditësh dhe do u shpërndahej qytetarëve që e porosisin. /tvklan.al