“Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”


“Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”

17:15 18/01/2018

Mbi 120 objekte për të ri-zbuluar Gjergj Kastriot Skënderbeun. I shndërruar në një ekspozitë për 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, në hollin e Pallatit të Kongreseve, institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore evokojnë figurën e Skënderbeut nga bashkëkohës dhe jo përmes dokumenteve, librave, armëve, pikturave dhe veshjeve.

Rrugëtimi nis nga kjo hapësirë dedikuar vulës, përcaktuese e historisë tonë ndër shekuj dhe përkrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut realizuar me mjeshtëri nga argjendari “Pirro”. E gdhendur në ar të verdhë, të bardhë dhe të kuq, për të ruajtur origjinalitetin, ajo pjesërisht është punuar me dorë.

Në një mjedis të dytë, “Skënderbeu” tregohet përmes artefakteve më domethënëse që i përkasin shtetit shqiptar. Nuk janë të panjohura për këdo që i ka objekt të punës së tij, por nuk janë as lehtësisht të arritshme përmes teknologjisë së kohës, internetit.

Të dhënat për secilin nga objektet e vendosura në mur apo nëpër ekspozitore, vjen përmes këtyre ekraneve, një mënyrë kjo për të dhënë një informacion edhe më të zgjeruar.

“Triditëshi i Yllit të Mëngjesit” deri më tani është menduar të qëndrojë e hapur deri të Dielën.

Tv Klan






Të ngjashme