Trishtim për Vaçe Zelën edhe në Lushnje


Trishtim për Vaçe Zelën edhe në Lushnje

19:50 06/02/2014 vace-zelaNdarja nga jeta e këngëtares së madhe Vaçe Zela ka sjellë hidhërim edhe me të vençantë tek qytetarët e Lushnjes, ku ajo u lind dhe u rrit.

E trishtuar është edhe Flora Memelli shoqja e saj e shkollës e cila e kujton  si nxënësen më të mirë të klasës. Një tjetër shoqe e rinisë së Vaçes e kujton atë kur këndonte këngët e preferuara latine me kitarë.

Momente emocionuese dhe të papërsëritshme sjellin ndër mend edhe ata që punuan me të në estradën e Lushnjes në vitet e para.

Sot qendra kulturore e Lushnjes mban emrin e artistes së madhe.

Vaçe Zela ishte 23 vjeç kur fitoi Festivalin e Parë të Këngës në vitin 1962 me këngën “Fëmija i Parë”.

Ylli i artistes Vaçe Zela do të shkëlqente që pas 26 dhjetorit të atij viti. Ende e re, vajza e lindur në qytetin e vogël të Lushnjes më 7 prill të vitit 1939 do të shndërrohej shumë shpejt në zërin e parë të muzikës shqiptare. Vaçe Zela do të fitonte zemrat dhe duartrokitjet e publikut në 11 Festivalet e tjera të këngës, ku rrëmbeu gjithnjë çmimin e parë.

Ajo mori pjesë në 19 festivale në Radio dhe në Televizion.

Është artistja e vetme që është nderuar në të gjallë me urdhërin  “Nderi i Kombit” në dhjetor të vitit 2002. Artiste e merituar dhe Artiste e Popullit, tituj këto dhënë gjatë periudhës së komunizmi.

Për nder të saj, 2009- a u quajt “Viti i Vaçe Zelës”

Viti 1987 do të shënonte largimin e artistes nga skena shqiptare. Për herë të fundit ajo i dhuroi repertorit të muzikës së lehtë këngën “Valsi i Lumturisë”. Bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Pjetrin dhe vajzën Irma u vendos në Bazel të Zvicrës. Në këtë qytet, ajo zhvilloi edhe turneun e fundit, në vitin 1992 aty ku kaloi vitet e fundit të jetës së saj larg publikut që aq shumë e duartokiti.

 

 





Të ngjashme