Trishtimi që fshihet pas buzëqeshjes së këtyre vajzave
Nxitëset e tifozëve të Koresë së Veriut, që tërhoqën vëmendje në Lojërat Olimpike Dimërore të Koresë së Jugut, fshehin një fakt të errët. Me lëvizje të sinkronizuara dhe të buzëqeshura, por kjo është vetëm pamja e tyre e jashtme.
Mediat e huaja raportojnë se në Korenë e Veriut ato detyrohen që të kryejnë marrëdhënie seksuale me zyrtarët më të lartë të regjimit të Kim Jong Un. Ky grup, i përbërë nga 230 vajza, thuhet se ofron shërbime seksuale tek Partia e Punëtorëve të Koresë. Ato gra janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autoritetet koreano-veriore dhe e kanë të ndaluar të shoqërohen me persona të tjerë, përveç se me ata që u thonë drejtuesit. Një dezertor i Koresë së Veriut i ka thënë Bloomberg se edhe artistet në shtetin komunist ofrojnë shërbime seksuale për të udhëheqësit më të lartë të regjimit. Edhe nëse nuk duan, janë të detyruara të kalojnë natën me drejtues politikë dhe të bëjnë çfarë u thonë./tvklan.al