Tritan Shehu, intervistë – (7 Gusht 1999)


Tritan Shehu, intervistë – (7 Gusht 1999)

20:28 07/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me ish-kryetarin demokrat Tritan Shehun, për fraksionin brenda Partisë Demokratike.

Tritan Shehu, deputet i PD:- “Problemi shtrohet tek idetë. Problemi është që rreth mendimeve, ideve për liberalizimin e mëtejshëm të PD, ideve të një emancipimi të mëtejshëm të PD, ide që tashti kanë filluar të pranohen qoftë dhe me fjalë dhe nga drejtuesit më të lartë të PD, kur vetëm pak kohë përpara këto ishin një herezi për brenda PD, janë një hap pozitiv. Unë them se rreth këtyre ideve të grumbullohen ata që mendojnë në këtë mënyrë, pra duhet të grumbullohen mendimet të cilat më në fund mund të kristalizojnë lëvizje të ndryshme brenda PD, alternativa brenda programit të saj. Por nuk është problemi për të grumbulluar njerëz rreth njerëzve. Problemi është për të grumbulluar ide, platforma rreth ideve, mendimeve, pikërisht për emancipimin, zhvillimin e mëtejshëm të PD. Unë këtë e konsideroj një koncept demokratik dhe jo idenë e kërkimit të grumbullimit të njerëzve siç përpiqet ta transformoje dikush me qëllim për të zhvlerësuar këtë lëvizje emancipuese që ka filluar sot në PD”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme