Tritol lokalit te Kopshti Botanik
Nga shpërthimi vetëm dëme material
Një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali pranë Kopshtit Botanik në Tiranë, por fatmirësisht pas pasojë në njerëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para mesnate, në rrugën “Shyqyri Brari”. Sasia e vogël e lëndës shpërthyese ishte vendosur në derën e lokalit.
Ekspertët kanë dyshime se, autorët kanë pasur si qëllim të paralajmëronin pronarin e biznesit, pasi sasi e lëndës plasëse ka qenë mjaft e vogël.
Biznesi është në pronësi të Muhamet Hoxhës. Ai ka deklaruar para hetuesve se nuk ka dyshime se kush mund ta ketë kërcënuar duke thënë se nuk ka konflikt me askënd.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Tv Klan