Tritol makinës së biznesmenit në Bulqizë, furnizonte minierat e Kromit me pajisje
Makina e një biznesmeni u hodh në erë gjatë natës në oborrrin e një banese dy katëshe në Bulqizë . Automjeti tip Wolkswagen Passat me targë AA 627 AV, është në pronësi të shtetasit Rexhep Losha.
Në foto Rexhep Losha Sipas ekspertëve mendohet se bëhet fjalë për rreth 600 gr tritoli, që pas shpërthimit shkaktoi dëme material në automjet dhe në banesë. Rexhep Losha 57 vjeç, babai i tre fëmijëve është fuurnizues i minierave të kromit me mjete logjistike dhe bashkëpronar i një pike karburanti dhe një hoteli në Maqellarë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e konfliktit për arsye biznesi, nisur nga deklaratat e 57- vjeçarit se kohët e fundit kishte mosmarrëveshje me disa persona. Tv Klan