14 të shoqëruar për shpërthimin në Durrës, merren pamjet nga kamera


14 të shoqëruar për shpërthimin në Durrës, merren pamjet nga kamera

15:30 15/11/2016

Kjo është e vetmja kamera sigurie që mund të hedhë dritë mbi shpërthimin me eksploziv të makinës së nëndrejtorit të ALUZINZI-t, Gerti Aleksi mbrëmjen e së hënës në Durrës.

Ndonëse shikon në drejtim të kundërt, nga zona ku u regjistrua shpërthimi, policia beson se pamjet mund të çojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe autorëve të saj.

Deti më tani 14 persona që janë shoqëruar nga policia dhe që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen. Një pjesë e tyre persona me precedentë penale në të shkuarën.

Në pyetje është marrë edhe zyrtari i legalizimeve Gerti Aleksi, i cili në çdo deklaratë ka mohuar të ketë konflikte me të tjerë persona. Ekspertë të policisë dhe prokuror i kanë shtrirë hetimet në disa pista, ndër to dhe ajo e vendosjes së eksplozivit në shenjë kërcënimi për shkak të detyrës publike.

Për shpërthimin e mjetit tip “Land Rover”, furistradë sipas policisë është përdorur afro 50 gramë eksploziv e llojit tritol.

Ai është aktivizuar në momentin që është hedhur në pjesën e përparme në mënyrë artizanale duke shkaktuar dëme materiale.

Automjeti ndodhej i parkuar poshtë një pallati, përpara portës së një garazhdi në lagjen nr 1, në Durrës./ TV KLAN






Të ngjashme