Tritol makinës së një 57 – vjeçari në Sarandë, i biri kërkohet për vrasje


Tritol makinës së një 57 – vjeçari në Sarandë, i biri kërkohet për vrasje

15:15 01/11/2016 https://youtu.be/Wb45ywXQAEw

Në Ksamil tentohet të vritet babai i njërit prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllait të ish – kreut të Komunës Kaçinar. Mësohet se Agron Xhezairi, babai i të kërkuarit Albi Xhezairi ka konstatuar lëndë plasëse në sediljen e pasme të makinës së tij, kur ai ndodhej në Ksamil.

Pas konstatimit të lëndës plasëse, e cila ishte e lidhur me dy tela dhe një celular, 53 – vjeçari ka njoftuar Policinë e Sarandës.

Sipas dëshmisë, Agron Xhezairi ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij në momentin që ka konstatuar lëndën eksplozive. Fatmirësisht kjo e fundit është aktivizuar.

Blutë e Sarandës kanë nisur një hetim për këtë ngjarje, e cila dyshohet se mund të ketë motiv hakmarrjen. Megjithatë po verifikohen të gjitha konfliktet e 53 – vjeçarit, duke mos përjashtuar asnjë pistë.

Çaktivizimi është kryer nga forcat RENEA, të cilat mbërritën nga Tirana.

Albi Xhezairi është i shpallur në kërkim për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Shëndëlli të Sarandës, ngjarje e ndodhur në 24 Shtator të këtij viti.

Tv Klan






Të ngjashme