Tritol mobilerisë, dëmtohen dy makina
Persona të paidentifikuar kanë hedhur një tritol brenda një mobilerie në qytetin e Burrelit mbrëmjen e sotme, ku janë shkaktuar dëmtime materiale.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë dëmtuar edhe dy makina që ndodheshin të parkuara pranë biznesit.
Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar. Autorët e sulmit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa identiteti i tyre është i panjohur.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje dhe për të arrestuar autorët.
/tvklan.al