Tritol në makinë 46-vjeçarit
Një automjet luksoz është djegur pjesërisht, ndërsa ndodhej i parkuar në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Policia e qytetit bregdetar thotë se automjeti tip “Audi-Q7”, në pronësi të 46-vjeçarit Flamur Lamaj (Peçaj) ka qenë e parkuar pranë pallatit.
Policia thotë se makina ka marrë flakë e për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij. Dyshohet që mjeti mund të jetë djegur qëllimisht me një sasi të vogël të dyshuar lëndë plasëse, e cila është hedhur poshtë mjetit.
Po punohet për hetime të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.
Në vitin 2012 pas një konflikti për motive të dobëta Flamur Lamaj (Pecaj), ka kanosur me armë zjarri shtetasit Mbarësim Licaj, dhe Armando Sinanaj, të dy banues në Vlorë, të cilët kanë arritur t’i marrin armën, pistoletë dhe e kanë rrahur me sende të forta.
Po ashtu burime të policisë thonë se Peçaj ka qenë i dyshuar si i përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike. /
tvklan.al