19:58 24/03/2014Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një shtëpi dykatëshe në ndërtim e sipër në fshatin Rrajce te Librazhdit. Familjarët thonë se pas kësaj ngjarje mund të fshihet një bashkëfshatar I tyre që u ka kërkuar të ndëpresin punimet pasi pretendon pronësinë e tokës. Ata shprehen se janë ankuar disa herë pranë autoriteteve lokale por nuk kanë gjetur mbështetje. Policia e Librazhdit ka bere shoqerimin e disa perosnave, por nuk ka ende një autor për këtë ngjarje.