Tritol një makine te “Komuna e Parisit”, shpërthimi në mesnatë nuk shkaktoi dëme
Një shpërthim eksplozivi ka tronditur banorët e rrugës “Komuna e Parisit”. Policia bën të ditur se pas mesnate i është vendosur eksploziv makinës se gruas se pronarit të një mobilierie.
Rreth orës 01:20 tek “Komuna e Parisit” ngjitur me mobilieri “Klamizo” është vendosur një sasi lënde eksplozive. Si pasoje e shpërthimit është dëmtuar në pjesën e përparme një automjet “Ford Focus Veture” me targa AA 234 HN, në pronësi të bashkëshortes se pronarit të mobilieri “Klamizos”. Nga shpërthimi s’ka të lënduar. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes si dhe për gjetjen e autorëve. Një nga hapat e parë është edhe sekuestrimi i pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë së këtij biznesi, por edhe të ndërtesave në atë rrugë për të parë sa informacion mund të ofrojnë mbi autorët e ngjarjes. TV KLAN