Tritol servisit të kompjuterave, pranga autorit
Policia e Krujës ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë autorin, i cili dy ditëve më parë vendosi një sasi eksplozivi në servisin e kompjuterave në të shtetasit M.T, në Fushë-Krujë.
Policia ka njoftuar se ka ndaluar Lutfi Kupa 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë, një person me precedentë penalë.
Nga hetimet rezulton se shtetasi Lutfi Kupa, për motive të dobëta ndodhet në konflikt me familjen e shtetasit M.T.
Gjithashtu, policia bën me dije se Kupa është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, prostitucion dhe trafikim të armëve./tvklan.al