Tritoli në Fushë – Krujë, i arrestuari kërcënon nga burgu pronaren e rrobaqepësisë
Gati dy muaj pas shpërthimit me tritol të ndodhur pranë një rrobaqepësie në Fushë – Krujë, pronarja e këtij biznesi ka bërë kallëzim në polici, këtë herë për kanosje.
43 – vjeçarja Fatlinda Taga, rreth orës 13:00 ka kallëzuar se është telefonuar dhe kanosur disa herë me fjalë nga 23 – vjeçari, Erges Duka.
Sipas policisë, Duka ka telefonuar nga burgu i Fushë – Krujës, ku ndodhet me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kjo pasi më 15 Nëntor të vitit që lam pas, rreth orës 17:45 në lagjen “Punëtori” të këtij qyteti, në bashkëpunim me Skënder Vathin dhe nipin e këtij të fundit, Erjon Tema, gjithashtu të arrestuar, vendosën një sasi lënde eksplozivi në automjetin e bashkëshortit të Tagës, i cili e kishte të parkuar pranë rrobaqepësisë.
Sipas policisë, prishja e krushqisë mes palëve ka shërbyer si shkak për konfliktin. Hetimet zbuluan se vajza e Skënder Vathit ishte fejuar disa muaj më parë me kushëririn e Fatlinda Tagës.
Kjo e fundit kishte shërbyer si shkesë, por hetuesit thonë se me këmbënguljen e saj, fejesa ishte prishur./tvklan.al