Tritoli në shtëpinë e Xhisielës, PD: Këta kalojnë dhe fantazinë
Deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe Xhisiela Malokut, të cilët drejtuan gishtin kah opozita për shpërthimin me tritol në oborrin e banesës së gjyshit të 25-vjeçares mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, nënkryetari i PD, Edi Paloka iu është përgjigjur me një postim në rrjetet sociale.
“
Këta kalojnë dhe fantazinë… Që mund ta nxirrnin atë vajzën të deklaronte se e kishte vënë vetë tritolin e mendova, po që të deklaronte pas Ramballës, se ja kishte vënë opozita nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra dhe bomba në ambasadën jugosllave u gjet…
Rama i kalon vërtetë me distancë paraardhësit e tij në të keqe
”, shkroi Paloka.
Më herët të hënën, Xhisiela Maloka tha se
“Vendosja e tritolit është mëse e qartë, është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt sepse të vërtetën e di unë dhe vetëm unë.”
Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, tha se “
Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë se vajza është nën trysni dhe terror psikologjik? Ne? Jo. S’ka mendje normale, madje edhe peshqit e Liqenit Artificial e kuptojnë se për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan publikisht për ditë të tëra, dhe askush tjetër.”/tvklan.al