Triumfon Bruno Mars
Bruno Mars ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve në American Music Awards 2017. Këngëtari ka fituar plot 7 çmime, edhe pse nuk ishte prezent për t'i tërhequr personalisht trofetë.
Ai u shpall fitues në të gjitha kategoritë më të rëndësishme, si artisti i vitit, artisti më i mirë mashkull në sesionin pop dhe R&B, Albumi më i mirë, Kënga më e mirë dhe Video më e mirë ( me këngën “That’s What i Like”). Pas tij është renditur Keith Urban me tre statuja. Fituesit u shpallën nga votat e fansave. Në skenë kanë performuar yje, si Christina Aguilera, Kelly Clarkson, Pink e Selena Gomez. Klan Plus