Trojka Europiane thirrje partive politike të votojnë Kushtetutën (10 Nëntor 1998)
Trojka Europiane është kundër bojkotit të Opozitës . Në emër të Bashkimit Europian, ka folur sot pasdite në Hotel Rogner, Ambasadori Austriak Riediel. Ai tha se janë bërë përpjekje për të arritur një pjesëmarrje sa më të gjërë të të gjitha partive politike në procesin e Kushtetutës. Bashkimi Europian ka mbështetur deklaratën e përbashkët të OSBE-së dhe Këshillit të Europës të cilët kanë bërë të ditur izolimin e grupeve dhe të individëve të cilët polarizojnë vendin dhe minojnë institucionet demokratike. Në emër të 15 Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian , Riediel i ka bërë thirrje Partisë Demokratike dhe udhëheqësve të saj që të marrin pjesë në referendumin e 22 Nëntorit. Përfaqësuesit e Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje dhe të gjithë popullsisë shqiptare për të marrë pjesë në referendumin për projekt Kushtetutën e re pasi ajo nuk duhet gjykuar si çeshtje e partive politike.
Pamje mbledhja e ambasadorëve të Trojkës në Rogner./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe