Tronditëse, tani eksploziv edhe furgonëve me pasagjerë
Tronditëse, tani eksploziv edhe furgonëve me pasagjerë
Shpërndaje
17:15 26/01/2014Një ditë më parë në Lezhë u shënua një ngjarje që kaloi pa u vënë re, por që mund të ishte kthyer në një masakër të përgjakshme me shumë viktima. Është fjala për një furgon pasagjerësh që kryen transportin e udhëtarëve nga Lezha në Shëngjin, poshtë të cilit ishtë vendosur një sasi tritoli. Policia arriti ta çaktivizojë në kohë lëndën plasëse, por ky fakt nuk e bën më pak tronditëse këtë ngjarje. Furgoni me tritol ishte i parkuar pranë një kopshti fëmijësh dhe një qendre shëndetësore në brendësi të një lagjeje.Pas këtij lajmi për banorët ankthi dhe pasiguria është shtuar. Por shqetësim kanë edhe shoferët e furgonëve që kryejnë transportin e udhëtarëve. Lidhur me këtë ngjarje policia shoqëroi vetëm 5 persona dhe më pas i la ata të të lirë.