Tronditëse, vajza puth në buzë babain e saj (Video)
Një video aspak e zakontë vjen nga Australia, ku gjatë një emisioni mëngjesi në radio, vajza dhe babai i saj u puthën në buzë. Babë e bijë ishin të ftuar si pjesëmarrës në një sfidë të quajtur “i dashuri apo babai”.
Rregullat e lojës janë që një vajzë shkon në studion e radios me një mashkull, dhe dy prezantuesit duhet të gjejnë nëse janë të dashuruar apo babë e bijë. Nëse të ftuarit janë në gjendje që t’i mashtrojnë dy prezantuesit, arëherë ata fitojnë 1 mijë Dollarë.
Dhe kështu ndodhi me këtë familje. Babai dhe vajza u puthën në buzë me njëri-tjetrin për ta bërë sa më reale fabulën që ishin “çift”, me qëllim për të fituar çmimin. Por puthja e tyre ishte aq pasionante saqë u habitën jo vetëm prezantuesit, por edhe ndjekësit e emisionit.
Pavarësisht pyetjeve të sikletshme të prezantuesve për të zbuluar nëse ishin çift apo babë e bijë, këta të fundit nuk u stepën aspak, madje as kur u pyetën për pozicionin e tyre të preferuar seksual. Të gjitha pyetjet i kaluan me sukses, aq sa prezantuesit ishin në dilemë nëse ishin të lidhur vërtetë apo jo. Dhe pyetja që do të shuante çdo dyshim ishte kjo: “A jeni të gatshëm të puthni njëri-tjetrin në buzë”?
Vajza nuk hezitoi aspak, po kështu edhe babai. Dy prezantuesit tashmë ishin të bindur se një puthje me kaq pasion nuk mund të ndodhë mes vajzës dhe babait. Por, rezultoi që prezantuesit e emisionit, Kyle dhe Jackie, ishin gabim.
“Gjithçka e bëjmë për paratë. Në të vërtetë ky është babai im”, tha vajza Stacy.
Ndjekësit e emisionit mbetën të shokuar nga kjo përgjigje pasi nuk prisnin që babë e bijë të putheshin në buzë. /tvklan.al