Tronditet kisha. “Maria nuk ka qenë virgjëreshë”!


Tronditet kisha. “Maria nuk ka qenë virgjëreshë”!

20:37 05/02/2017

Një murgeshë në Spanjë ka marrë kërcënime me vdekje nga katolikët e zemëruar pas deklaratës së saj se Maria, ka kryer marrëdhënie seksuale me burrin e saj Jozefin – ashtu si çdo çift normal.

“Unë mendoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin dhe se ata ishin një çift normal dhe të kesh marrëdhënie seksuale është një gjë normale”, ka thënë Lucia Caram në emisionin  “Chester in Love”, sipas

Guardian

.

 “

Është e vështirë të besohet dhe e vështirë të shpjegohet virgjëria, duke shkaktuar humor tek njerëzit, pasi mesazhi bëhet i pabesueshëm. Nëpërmjet seksit njerëzit shprehin dashurinë dhe lumturinë, duke më përfshirë dhe mua”

, është shprehur motër Lucia.

Menjëherë pas kësaj deklarate e cila shkaktoi zemërim dhe polemika të shumta tek besimtarët, peshkopi i kishës së Motër Lucia doli në një deklaratë dhe kërkoi ndjesë për të gjitha ato që shprehu murgesha. “

Deklarata e Lucias është keqinterpretuar dhe nuk janë në përputhje me besimin e kishës katolike

“, ka thënë ai.

Caram, e cila jeton në një manastir në Katalonjë, ka reaguar dhe vetë në Twitter, duke thënë, “

Në qoftë se dikush është fyer dhe lënduar nga qëndrimet  apo mendimet e mija, unë kërkoj falje

“.

Komenti i Caram shkaktoi edhe një peticion online duke kërkuar që ajo të pezullohet nga urdhri i saj, raporton Guardian./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme