Tronditet sërish Gjermania


Tronditet sërish Gjermania

13:46 26/07/2016

Të shtëna me armë raportohen në një spitalin Universitar të Steglitz, në Berlin.

Gazeta Blid.de shkruan se një mjek është qëlluar dhe më pas autori ka vrarë veten.

Aktualisht policia është në vendngjarje. Kjo e fundit ka deklaruar se mjeku është plagosur rëndë.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Gjatë ditëve të fundit të shumta kanë qenë sulmet që kanë ndodhur në këtë vend. Një emigrant sirian u hodh në erë dhe plagosi 12 persona si pasojë e shpërthimit, në një festival në Ansbach.

Ndërsa pak orë para shpërthimit kamikaz, një tjetër emigrant sirian u arrestua nga policia në Rojtlingen, pranë Shtutgardit, pasi vrau me hanxhar një grua dhe plagosi 2 të persona të tjerë.

Në valën e atentave që kanë goditur Gjermaninë, ai i së premtes së kaluar në Mynih, pati bilancin më tragjik, ku  9 persona, mes tyre shumë të rinj, humbën jetën./tvklan.al

Lajmi në përditësim…

 






Të ngjashme