Tronditet sërish Vlora, një i vrarë e tre të plagosur
Qyteti i Vlorës tronditet sërish.
Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një ngjarjeje të ndodhur rreth orës 23:20 të së enjtes, në afërsi të “Ujit të Ftohtë”, në ambientet e një lokali.
Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave, duke lënë të vdekur në vend një 33 – vjeçar.
Viktima është Ergys Gjioveshaj. Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur Florian Hila 28 – vjeç, Arsonel Llanaj, 32 -vjeç, si dhe 26 – vjeçarja, Arta Luka. Ata u dërguan në spitalin e Vlorës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj. Policia ngriti pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Blutë e Vlorës mësohet se kanë shoqëruar disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al